Përkujtohet masakra e Burimit

Përkujtohet masakra e Burimit

31.03.2017 12:48:25

Me homazhe në vendin e vrasjes dhe në varrezat e martirëve, sot është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit.

Në këtë masakër ishin vrarë e masakruar 42 civil, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Suharekës.

Homazhe me këtë rast kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme të rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër.

Masakra e Burimit,është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civil, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.

Për këtë krim të organizuar, edhe sot pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi.