Përkujtohet në Tiranë 100-vjetori i Revolucionit Bolshevik

08.04.2017 20:38:27

Aleanca e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane zgjodhi Shqipërinë për të mbajtur eventin e njohur si Samiti i Lirisë.

Ky aktivitet vjen në 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik dhe Shqipëria është zgjedhur pikërisht si një nga vendet që ka vuajtur më shumë nga pasojat e diktaturës dhe ideologjisë komuniste.

Në panelin e këtij samiti, një nga folësit kryesorë sot ishte Daniel Hannan, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Konservatorëve, një nga politikanët më me ndikimin në Britani, por ashtu edhe me mjaft i përkrahur për idetë e tij nga republikanët amerikanë.

Ai gjithashtu është një prej personaliteteve politikë dhe zërave më të fortë që kanë mbështetur procesin e Brexit-it.