Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione mes deputetëve.
Deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë qenë afër përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës, gjatë fjalimit të ministres Dhurata Hoxha në foltore.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, pasi ka marrë fjalën, Vetëvendosjen e ka quajtur si parti pro ruse.
Pas kësaj, pati reagime të ashpra të deputetëve të VV-së të cilët, kanë krijuar zhurmë gjë që bëri të ndërpritet fjalimi.
Më pastaj, kryesuesi Xhavit Haliti, ka kërkuar pauzë.
Por e gjithë kjo, krijojë tension gjë që bëri të këtë përplasje mes tyre.











































