Në Interpelancën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për “Rastin Dehari”, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pyetur Albin Kurtin se “nga kush do të kërkoni përgjegjësi për vetëvrasjen e vëllait te Astrit Deharit”.
Ministrja Hoxha ka pyetur Kurtin, nëse po kërkojnë dorëheqjen e saj për shkak të Astrit Deharit, ku do të kërkojnë ata përgjegjësin e Arbnor Deharit.
“Nëse po kërkoni dorëheqjen time për vetëvrasjen e të ndjerit Astrit ku do ta kërkoni kurbanin për vetëvrasjen e Arbnorit-vëllait të Astritit? Si nuk ju vjen turp të akuzoni pa bazë e nuk i tregoni qytetarëve çka ju keni bërë që dy vëllezër aktivistë të partisë suaj kanë bërë vetëvrasje”, ka theksuar Ministrja Hoxha.






































