Përleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, ndërhyn Njësia Speciale

14.01.2019 17:28:33

Gjashtë persona janë përleshur mes vete gjatë ditës së sotme, në rrugën Prishtin – Mitrovicë, për shkak të një mosmarrëveshje.

Përleshja dyshohet se ka ndodhur pas një aksidenti të qëllimshëm mes palëve, të cilët kishin pasur mosmarrëveshje më herët.

Në vendin e ngjarjes ka reaguar menjëherë, Njësia Speciale Operative të cilët i ka ndaluar gjashtë personat e përfshirë në mosmarrëveshje.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ne ora 14:20 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike mes 6 personave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Ku dyshohet se fillimisht është shkaktuar një aksident i qëllimshëm mes palëve për shkak të një mosmarrëveshje që palët kanë pas me herët mes vete. Menjëherë kanë reaguar ekipet e NJSO -së të cilët ishin në vendin e ngjarjes , dhe kanë arritë që të ndalojnë gjashtë personat e përfshirë në ketë mosmarrëveshje, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”.