Përmbyset vetura në autostradën Tiranë-Durrës

16.09.2016 15:15:43

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12: 50 minuta në autostradën Tiranë-Durrës, në kilometrin e dytë.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, një furgon mallrash është përplasur me një autoveturë si pasojë e parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë së lartë, të të dy mjeteve.

Autovetura është batuar në mes të rrugës, duke u bërë burim aksidenti dhe për mjetet e tjera.

Paraprakisht bëhet me dije se ka mbetur i plagosur një person.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që do të përcaktoj pas ekspertizës auto-teknike dhe shkakun e aksidentit.