Permbytjet në Lezhe/ Qenka bërë qamet, qamet!” Kryemadhi në zonat e përmbytura në Laç, banori: Po hapin portat e HEC-it

10.01.2021 14:54:15

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka vizituar Laçin duke ndjekur nga afër situatën në këtë qytet për shkak të përmbytjeve. Kryemadhi theksoi se situate është emergjente dhe autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë, sipas saj keqmenaxhimi i krizave nga emergjencat ka sjellë edhe problematikat e sotme.

“Nuk është se vjen apo nuk vjen kush, por duhet bërë një studim për të ndryshuar situatën”, u shpreh një nga banorët.

Pjesë nga biseda: Kryemadhi: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

Fermeri: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

Kryemadhi: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

Fermeri: S’mund të vazhdohet kështu.

Kryemadhi: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet. Kjo kërkon një studim total të të gjithë mirëmbajtjes së ekosistemit dhe së dyti edhe miradministrimi. Sepse mos funksionimi i Shtabit të Emergjencave, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin faktikisht, edhe me pandeminë, tani edhe me përmbytjet. Sepse nëse institucionet e Meteorologjisë do të funksionojnë dhe do të kenë një rakordim me Ministrinë e Energjetikës që nuk është vetëm për prodhimin e energjisë, por edhe për menaxhimin e digave, që rakordohet qofshin këto privatë apo shtetërore përsa i përket hapjes së digave. Mungesa dhe prishja e zinxhirit të funksionimit të shtetit ka sjellë një rezultat të tillë që ka krijuar më shumë kriza sesa i ka menaxhuar ato.
Banori: 6 familje janë përmbytur dhe kanë mbi 1 metër ujë brenda dhe as këtu dhe as atje nuk ka shkuar askush. Po këtu nuk është puna nëse vjen apo nuk vjen kush. Këtu duhet bërë ajo që ju thoni, një studim se si mund të eliminohet kjo.

Monika Kryemadhi: Ngelëm 30 vjet dhe s’po bëjmë dot një studim sepse faj kemi edhe ne që nganjëherë mbyllim sytë për hir të stabilitetit, por për hir të stabilitetit fusim popullin pastaj në destabilitet ekonomik, shpirtëror dhe social dhe kjo në fakt është nganjëherë edhe e dhimbshme dhe ndodhsha është edhe një nga arsyet që ne duhet të ndryshojmë metodologjinë jo vetëm të të bërit politikë, por edhe të përuljes ndaj njerëzve.
Banori: Politika duhet të shohë edhe popullin dhe jo vetëm interesin e partisë së saj, si do të zhvillohet mirëqenie e popullit, me çfarë. Kështu nuk mund të zhvillohet.
Monika Kryemadhi: Kështu rrënohet sepse edhe ai që ngrihet me shpatullat e veta, e rrënon politika.

Banori: Këtu dëmi shkon deri në 30-35 për qind të sistemit ujor dhe tjetra ka të bëjë me faktin që gjithë ushqyerja me plehra kimike dhe organike që unë i kam bërë, kjo i shpërndan totalisht. Aktualisht unë kam pasur 5 tonë plehra që janë në magazinë dhe mi ka dëmtuar totalisht shiu dhe përmbytjet, sepse ka hyrë mbi 1 metër ujë. Një pompë më ka dalë komplet jashtë funksionit dhe një pompë tjetër ku kam çuar trefazorin për të bërë vaditjen, të dyja bashkë që shkojnë mbi 2500 euro kanë dalë jashtë funksionit.
Monika Kryemadhi: Ti i ke të gjitha investimet e tua këto?
Banori: Absolutisht që po. Tani të gjitha plehrat kanë dalë jashtë përdorimit, pasi sikurse ju thashë uji më ka hyrë në magazinë mbi 1 metër.

Banori: Hidrocentralet e krijojnë përmbytjen se i hapin portat pa kriter. Ata i hapin portat veç kur kalon uji mbi argjinaturë për të ruajtur veten dhe na mbysin ne këtej.
Kryemadhi: Dmth këtu përveç HEC-it që ka krijuar prurje të mëdha uji, ka dhe reshje të shumta. Hidrovoret a punojnë apo jo?
Banori: Kjo pjesë nuk ka të bëjë me hidrovoret, sepse kjo është me derdhje të lirë. Këtu kemi lumin e Matit dhe këtu të gjithë janë prurje nga HEC. Nëse do të hapeshin para 3 ditësh dhe hapja e portave të ishte e kontrolluar ne nuk do të ishim përmbytur kurrë këtu.
Kryemadhi: Ka një problem me thënë të drejtën, sepse meteorologët kanë ditë që e paralajmërojnë që do të ketë shira të mëdha, e prandaj shërbejnë dhe institucionet specifike, kordinim e kësaj që të mos ketë probleme, hapjen e digave të kontrolluara që të mos kemi probleme me digat. Mungesa e menaxhimit.
Banori: Në këtë territor unë nuk jam anonim, unë jam i regjistruar në të gjitha instancat. Dhe të gjithë e dinë se ku e kam vreshtin. Këto duhet të më kishin bërë një telefon dhe të me thonin se kjo ësjhtë një fermë prej 30 vitesh investime. Duke e ditur se këtu ka një fermë, duhet të njoftojnë. Këtu janë rreth 10 hektarë tokë të përmbytura totalisht. Vetëm Zoti e bëftë mirë. Veç të marrim ato lecka që kanë mbetur pa lagë e të ikim.
Kryemadhi: Është një problem shumë i madh dhe siç e the dhe ti që nuk jam njeri anonim dhe kujdesi është jo vetëm për ty që është taksapagues dhe mban njerëz në punë. Ti je një njeri që krenohet shteti me ty dhe ndihma nga shteti ka qenë 0.
Banori: Këtu në fermën time kanë ardhur të gjithë ministrat e bujqësive dhe janë krenuar për punën që kam bërë. Këtu ka qenë një tokë jo prodhuese dhe e kam kthyer në këtë që është sot. Në sezon punojnë edhe 40 vetë dhe sot ata janë të punë sepse unë nuk i mbaj dot më në punë, skam fuqi financiare. Investimi im i një jete. Na është bërë e mërzitshme dhe jeta. Kur shikon këtë investim dhe shkon kështu… para 2 vitesh kam bërë një investim, serë rrushi 1 hekrat rrush pa fara që më ka shkuar mbi 40 mijë euro. Ajo pjesë ka tani mbi 60 cm ujë që e shkatërron krejt.

Kryemadhi: Dhe është edhe stuhia e Spanjës që po vjen drejt Shqipërisë. Çfarë mund të bëjmë për rënien e lirë të ujit që të bjerë niveli.
Banori: Përveç menaxhimit të mirë të hapjes së portave të HEC Shkopet apo Fan, nuk ka gjë tjetër.
Kryemadhi: Kush e ka Hec Shkopetin… Burreli.
Banori: Këto të dy dhe ata tani janë privat dhe privati shikon punën e vetë. Digat duhet të menaxhohen. Kjo është gjendja këtu.
Kryemadhi: Duhet gjetur dhe një mënyrë që ta kemi edhe ne një mundësi.
Banori: Para 4 vitesh ka ardhur dhe ish-ministri dhe i kërkova edhe një eskavator për të ndërtuar një argjinaturë dhe ma ka dhënë një ndihmë. E kam bërë një argjinaturë 400 metra. Po kjo situatë vjen edhe për shkak të shfrytëzimit pa kriter të lumit, ka shkuar shtrati i lumit 12 metra e po del argjila e zezë dhe kjo ka të bëjë me prurjen e lumit e vjen shumë i rrëmbyeshëm. Gërryerja e lumit nuk mund të bëhet pa kriter.