Shqipëri/Është e rrezikshme, duhet ndërhyrje urgjente”, Pjerin Ndreu ngre alarmin për situatën në Lezhë, Rama: Kanë ndërtuar pa leje…

10.01.2021 14:20:13

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe kryeministri Rama kanë parë nga afër situatën në Lezhë, ku nga reshjet ka rrëshqitje masive dheu, duke rrezikuar disa banesa.

Ndreu u shpreh se deri më tani 40 familje janë evakuar dhe nëse shiu vijon do të duhet ndërhyrje urgjente.

Pjesë nga biseda:

Pjerin Ndreu: Procesi është i rrezikshëm, nëse vazhdojnë reshjet, ka problematikë për banorët. Paraprakisht janë marrë të gjitha masat, kanë ardhur dhe ekspertë nga Tirana. Këtu kërkohet ndërhyrje urgjente, sepse situata mund të agravojë.

Rama: Kanë ndërtuar pa leje.

Ndreu: Të gjithë pa leje kanë ndërtuar këtu, sepse nuk lejohej. Por, në fakt, duhet me ndërhy. Kjo zonë nuk ka qenë e lejueshme për të ndërtuar. Nuk është hera e parë që ndodh kjo.

Rama: Përtej këtyre detajeve, Lezha e ka mbajtur shumë mirë situatën.

Ndreu: Lezha e ka mbajtur shumë mirë, përvec zonës së Zadrimës, që mban edhe zonat e tjera dhe ka marrë ngarkesë. Kemi bërë një punë të madhe, që nuk na ka cuar në katastrofë. Kemi ndërhyrë me mbi 50 kamionë në argjinaturë, në dy pika shumë të rrezikshme, dhe e izoluam. Reshjet ranë pak, por prapë situata atje është problematike. Kemi evakuuar mbi 40 familje.

Rama: Po mos kishim bërë atë punën do ishin mijëra familje siç ndodhi në atë përmbytjen e 2010 që mbrëm pash të gjitha të dhënat fola dhe pash që niveli i reshjeve është më i madh dhe dy herë më i madh se ai i 2010.

Në këtë aspekt është me rëndësi që kur vjen një intensitet i tillë, as një vend nuk ka çfarë i bën as Gjermania e as Parisi, por testi është sa shpejt tërhiqet uji.

Ndreu: Është bërë një punë shunë serioze që ka mbajtur ujin që nuk ka dalë nga Drini. Qyteti është mbajtur një të intencitet të mirë

Rama: Këtu dikur ishte hata