Përplasen me thika tifozët e Lazios dhe Sevillas, dy në gjendje të rëndë

14.02.2019 14:32:39

Përplasje të dhunshme mes ultrasve të Lazios dhe atyre të Sevillas në kryeqytetin italian, Romë, 24 orë sfidës mes dy skuadrave në Europa League.

Sipas mediave italiane tre persona kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por raportohet se dy prej tyre (një spanjoll dhe një anglez) me janë në gjendje më të rëndë. Mes personave që janë dërguar me urgjencë në spital është edhe një lacial.

Në vendngjarja mbërriti menjëherë policia e cila shmangu ndoshta një tragjedi, pasi nga përplasja mund të kishte patur edhe vitkima.

Sherri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth 21:30, teksa përfshirë rreth 40 persona. Policia italiane ka nisur hetimet rreth ngjarjes.