Përplasen trenat në Gjermani, dy të vdekur, 14 të plagosur (Video)

08.05.2018 16:50:11
Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor.

Siç raportojnë mediat gjermane një tren pasagjerësh u përplas me një tren i cili kishte qendruar në stacion.

Aksident ndodhi në zonën Schwabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte duke shkuar në Ausgburg.

Një zëdhënës i policisë tha se viktimë nga aksidenti mbetën shoferi dhe një pasagjer, përcjell oranews.tv.

Nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishe një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës.

“Fakti është që të dy trenat përdorën të njëjtën rrugë dhe kjo nuk dihet përse”, tha një zëdhënës i policisë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit hekurudhor.