Përplasja Lu-Llalla, Basha nuk komenton: Shqetësimi ynë janë zgjedhjet e lira

03.02.2017 14:41:44

Kreu demokrat Lulzim Basha nuk ka komentuar akuzat mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai theksoi se shqetësimi i opozitës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Ka pasur shkëmbim akuzash të cilat kane qenë të paqarta për mua. Nuk është detyra ime te komentoj për to. Ajo që dua të them është që ditët e fundit shqetësimi ynë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është konfirmuar nga të gjithë aktoret, nga diplomatet e huaj, institucionet e drejtësisë dhe qytetaret dhe kjo është kambane alarmi qe na thërret gjithë shqiptareve që të ngrihemi bashkë për të mbrojtur votën e lirë. Kjo është thirrje që kam, të ngrihemi bashke me 18 qershor për votën e lirë”, theksoi Basha.