Përsëri bllokadë në Kuvend, deputetët shkojnë në pushim

21.12.2018 15:42:54

Me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë shkuar në pauzë prej 30 minutash.

Këtë e ka kërkuar kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti, pasi që edhe pse në sallë gjindeshin 84 deputetë, vetëm 37 prej tyre votuan në pikat e rendit të ditës, shkruan lajmi.net.

Në fillim të seancës, Haliti tha se nëse deputetët e opozitës nuk votojnë, atëherë duhet të pritet deri sa të jetë kuorumi për një gjë të tillë.

Në rend të ditës është edhe votimi i projekt-buxhetit për vitin 2019, e i cili nuk e ka gjetur përkrahjen e partive opozitare.

Ende nuk dihet nëse i njëjti do të votohet sot në lexim të parë.