Përshendetja që po shokon botën, amerikanët ia çojnë dorën Trumpit si Hitlerit (Video)

22.11.2016 19:29:12

Nacionalistët e bardhë janë mbledhur të shtunën gjatë një tubimi në Washington, me ç’rast kanë bërë përshëndetje që janë përdorur nga nazistët gjermanë.

Përshëndetjet “Heil Trump! Heil fitorja”, janë dëgjuar gjatë tubimit të të ashtuquajturve djathtistët alternativ.

Udhëheqësi i kësaj lëvizje kontroverse Richard Spencer dhe 200 persona tjerë, kryesisht burra të bardhë, kishin përdorur përshëndetjet naziste duke ngritur dorën e djathtë dhe në këtë mënyrë kanë festuar fitoren e Donald Trumpit.

Ata ishin mbledhur në ndërtesën Ronald Reagan në Washington në konferencën vjetore të “Institutit për politika kombëtare”, themelues i së cilës është vetë Spencer.

Ai e përshkruan institutin si “një organizatë të pavarur e përkushtuar në trashëgiminë, historinë dhe të ardhmen e njerëzve me prejardhje evropiane që jetojnë në SHBA dhe në mbarë botën”.