Personat në aeroplanin e rrëzuar në Maltë nuk janë anëtarë të Frontex-it

24.10.2016 11:55:35

Në aeroplanin që është rrëzuar herët në mëngjes pas fluturimit nga Malta, ku kanë vdekur pesë persona nuk ka pasur anëtarë të stafit të Agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex, bëhet e ditur nga kjo Agjenci nëpërmes llogarisë në Twiter.

Të pesë viktimat janë shtetas francezë ka bërë të ditur një burim i paidentifikuar ushtarak nga aeroporti i Maltës ndërsa transmeton Reuters.

Zëdhënësi i agjencisë Frontex,  Krzysztof Borowski  ka thënë më herët se agjencia nuk kishte angazhuar ndonjë aeroplan.