PËRTEJ APOGJEVE

18.01.2020 20:53:43

Nga: Dije LOHAJ

 

Mund të mos ma përmendësh emrin tim,

Me egot e tua të trishta dhe të babëzitura

Edhe të mos vijsh netëve të errēta,

Se errësia ta ka mbërthyer shpirtin,

Tek unë hapëroj,

Sikur t’i kisha gjithë lumturitë,

Çasteve mes frymimit të blertë,

Netëve mes apogjeve të skajshme.

Mund të mos më kundrosh,

Me përbishtnimin e shikimit tënd,

Se vetëm pluhuri dhe balta kanë mbetur

Gjurmëve kur ngriheshe stinëve dikur.

Edhe nëse kthehesh përsëri,

Paturpësisht do të ngarendësh

Me flakërimën e baticave të shpirtit tënd.

Nuk do të më mundēsh.

Kokëlartësia jote do të krokatë si korbi i murmë,

Por unë do të ec,

do të ec drejt zenitit.

Do të terrorizohesh nga mospërfillja,

As fjalët nuk do të kenë peshë,

As shikimi përbuzes,

as urrejta jote,

Sepse zezonën e shpirtit tënd

E shumëzova me zerro

Pa marrë mundin të të shikoj me sy…!