Ramush Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Ramush Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

10.11.2019 11:00:07

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit.

“Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë. Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, gjatë ditës do të mbahet Ceremoni Përkujtimore për nder të 14 ushtarëve britanikë.

Ceremonia do të fillojë në ora 10:30 në sheshin “Edit Durham” afër Hotelit “Grand” në Prishtinë.