Përzgjidhen 25 gjykatës të rinjë për gjykatat e Maqedonisë

05.09.2016 16:29:10

Këshilli gjyqësorë i Maqedonisë (KGJM) sot ka zgjedhur 25 gjykatës në disa gjyqe të vendit. Disa nga gjykatësit e zgjedhur janë kandidatë që e kanë kaluar trajnimin në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik dhe për herë të parë do të ulen në karriget e gjykatave.

Për gjykatat më të lartë, kandidatët janë përzgjedhur në bazë të pikëve dhe stazhit të punës si gjykatës. Më së shumëti kandidatë ishin paraqitur për pesë vendet e lira në Gjykatën e Apelit në Shkup – gjithsej 68.

Sipas Zoran Karaxhovskit, kryetar i Këshillit gjyqësorë, gjatë zgjedhjes së gjykatësve është vepruar në mënyrë strikte sipas Ligjit për gjykata dhe sipas kritereve që duhej t’i plotësojnë kandidatët.