Pesë persona të lënduar në një aksident në Podujevë (Foto)

15.11.2016 21:50:46

Rreth orës 18:30 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia rajonale e trafikut, respektivisht njësia për hetimin e aksidenteve e rajonit të Prishtinës është duke u marr me rastin për kryerjen e procedurave të parapara ligjore”, ka thënë Hoxha për klankosova.tv.

shajkoc-768x576shajkoc1