Pesë të arrestuar përfundojnë në burgun e Dubravës

11.12.2017 10:19:34

Gjatë ditës së djeshme në Obiliq në bazë të tri urdhëresave të lëshuara nga gjykata, policia ka arrestuar tre meshkuj dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Po ashtu në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, njofton raporti i Policisë.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në Prishtinë është arrestuar edhe një mashkull tjetër dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.