Petrit Vasili me të rinjtë: LSI forcë e parë, sepse i duhet Shqipërisë

12.05.2017 14:49:39
VASILI NE CONFERENCE - Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Kryetari i parlmentit Ilir Meta, nuk mund te jape doreheqjen per llogari te krimit te organizuar./r/n/r/nVASILI IN CONFERENCE - Lawmaker, Petrit Vasili, speaks during a press conference, speaks during a media statement for the "Doshi" case.

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon prezantimin e kandidatëve për deputetë duke u ndalur këtë radhë në njësinë bashkiake numër 7 të kryeqytetit.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim kryetari i LSI, Petrit Vasili theksoi se të rinjtë kanë treguar se mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe se ata që mund t’i japin Shqipërisë një ritëm të ri.

“Shqipëria në këto momente që do një shtysë të madhe përpara, do ritëm të ri dhe ritmin e ri do t’ia japin pikërisht ata që janë të rinj. Të rinjtë kanë treguar që janë në gjendje që të bëjnë gjëra të mëdha dhe ne u kemi dhënë një besim shumë të madh atyre. LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, dhe këtë të mirë të madhe ne nuk mund t’ia privojmë as LSI-së dhe as Shqipërisë, të gjithë së bashku do ta bëjmë këtë realitet dhe e kemi bindjen si asnjëherë”, deklaroi kryetari i LSI-së, Vasili.

Ndërkohë, për nënkryetarin Luan Rama LSI-ja është modeli më i mirë i integrimit dhe i gjithëpërfshirjes.

“LSI-ja është modeli i integrimit, i përfshirjes dhe i shansit për të gjithë. Lëvizja Socialiste për Integrim ofron një shans për të gjithë qytetarët e këtij vendit, për të gjithë ata që duan të nesërmen më të mirë dhe më të sigurt, për të gjithë ata që duan që familjet e tyre të jenë në atdheun e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, tha Luan Rama, duke shtuar se LSI-ja është shansi për Shqipërinë.