Pezullimi i bisedimeve duhet të jetë patjetër pikë e rezolutës, tha Kurti

12.10.2016 12:41:11

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke folur për rezolutën që ta do ta miratojë Kuvendi i Kosovës për kolonelin Nehat Thaqi ka thënë se është e domosdoshme që pezullimi bisedimeve me Serbinë duhet të përfshihet gjithsesi.

Ai ka thënë se kjo do të ishte rrjedh logjike edhe e debatit në seancën e së martës. Kurti ka thënë se nuk duhet të anashkalohet Bashkimin Evropian për këtë çështje, por së pari duhet të paraqitemi serioz si Kuvend.

“Rruga për në Bruksel nuk kalon nga Beogradi. Kush do që mendon një gjë të tillë e ka gabim”.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ndjek rrugën  Kroacisë e cila e kushtëzon Serbinë, e jo atë të Bosnjës.

“Pika e parë është : Kuvendi i Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit, ndërprerja e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Thaçit dhe shfuqizimin e të gjitha fletë arresteve për ish- ushtarët e UÇK-së”, ka përmendur Kurti dy pikat e VV-së.