Pezullohet puna në Hipotekën e Pogradecit, infektohet bashkëshorti i një punonjëseje

31.08.2020 20:35:14

Hipoteka (ZRPP) e Pogradecit është mbyllur ditën e sotme pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar me COVID-19.

Puna është pezulluar tashmë në ZRPP-në e Pogradecit.

Është kryer dezinfektimi i ambienteve dhe puna do të vijojë me masa të rrepta për qytetarët.

Ndërkohë bashkëshorti i punonjëses u transportua drejt Tiranës pas infektimit me COVID-19, kurse po gjurmohet për kontaktet e mundshme të punonjëses në ambientet e punës në ZRPP.