Pique sulmon sërish Realin

27.02.2017 14:25:46

 

Mbrojtësi i Barcelonës ka shpërthyer edhe njëherë në kritika në drejtim te kundërshtarëve për titull Real Madrid, pas fitores së diskutueshme të ‘Los Blancos’ ndaj Villarrealit me rezultat 3:2.

Një penallti e dhënë në favor të Realit shkaktojë shumë polemika në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën Cristiano Ronaldo e konvertoi në gol dhe reagimi i Pique ka qenë i menjëhershëm në rrjetin social Twitter, transmeton KosovaPress.

“Kundër ekipeve të njëjta. 8 pikë. Nëse keni dyshime, pamjet vijnë nga mediat e Madridit”, ka shkruar Pique, ku i referohet disa vendimeve në favor të Realit në ndeshjet nda Villarreal e Malagas, ndërsa ndaj po të njëjtave skuadra Barcelona është dëmtuar nga gjyqtarët.

Reali vazhdon të kryesojë La Ligan me 55 pikë, një më shumë se Barcelona, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.