Pittella-Metës: Mbështetje në PE për çeljen e negociatave

06.12.2016 23:27:50

Meta e falënderoi Pittella për mbështetjen e fuqishme të Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe në shërbim të perspektivës europiane të Ballkanit, si mundësia e vetme që forcon stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe DemokratëvePittella duke vlerësuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, shprehu mbështetjen e tij dhe të grupit socialdemokrat për të avancuar në këtë drejtim.

Meta u shpreh se Kuvendi e ka lexuar me vëmendje progres-raportin dhe mbetet i përkushtuar për reflektimin e rekomandimeve të Komisionit, ku kryefjalë do të jetë implementimi i reformës në drejtësi si një nevojshmëri për qytetarët shqiptarë. Në këtë drejtim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e eurodeputeteve socialdemokratë në Parlamentin Europian, të cilët kanë qenë gjithnjë në avangardë të zgjerimit të BE-së dhe integrimit të vendeve të Ballkanit.