Plagosen dy gra në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

03.11.2019 20:46:32

Dy pasagjere kanë mbetur të lënduara në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orën 18:30 ku një makinë, pasi doli nga rruga, u përplas me bordurën anësore.

Për pasojë u plagosën shtetaset I.H dhe M.H, që ishin pasagjere në makinën e shoferit D.G.

Ato janë dërguar me urgjencë në spital. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.