Plagoset emigranti shqiptar në Itali, 50-vjeçari kalon në gjendje kome

31.07.2019 13:09:35
Një emigrant shqiptar është sulmuar në veri të Italisë, nga persoan që akoma nuk janë identifikuar. Ndërsa gjendja e 50-vjeçarit ëshët shumë kritike.

ITALI –Një 50-vjeçar shqiptar është plagosur në shtetin italian, duke kaluar në gjendje kome.

Emigranti shqiptar është parë në gjendje të rëndë nga punonjësit e spitalit të Tiçinos, në veri të Italisë, por akoma nuk dihet se kush e ka plagosur.

Ndërkohë është mësuar se policia italiane po punon për hetimin e ngjarjes.

50-vjeçari është identifikuar nga familjarët e tij, pasi ata po e kërkonin prej disa orësh duke qenë se ishte vonuar për të shkuar në shtëpi.