Shqipëri/ Vendimi final i vettingut, prokurori Gentian Osmani përjashtohet nga sistemi i Drejtësisë

31.07.2019 13:05:53

Komisioni i Posaçëm i Apelit vendosi të shkarkojë prokurorin Gentian Osmani. Ky është vendimi final, çka nënkupton përjashtimin përfundimisht të prokurorit nga sistemi i Drejtësisë.

Gentian Osmani ishte një prej anëtarëve të Këshillin të Lartë të Prokurorisë, por karriera e tij u përmbys me vendimin e sotëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së u konfirmua nga KPK por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisionerit Publik ankimi mbi vendimin që konfirmoi në detyrë Osmanin u rekomandua nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Komisioneri Publik vlerësoi se Osmani gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

“Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.