Plagosja në Tiranë, arrestohet autori

09.10.2016 12:44:13
Një person është arrestua nga policia për plagosjen me armë që ndodhi pak pas mesnatës tek ‘Qyteti Studenti’ në Tiranë.
I arrestuari është Shpëtim Taho 23 vjeç, i cili dyshohet se është personi që qëlloi me armë Amarildo Koçekun. Ky i fundit u gjet i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet për mjekim në spital. Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Tahos, të cilët u larguan me makinë pas plagosën 23-vjeçari.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherr në Facebook mes autorit dhe të plagosurit.