Suomalainen: Lista zgjedhore do të duhet të tregojë gjendjen reale të shtetit (Video)

09.10.2016 12:29:30

Ambasadorja e OSBE-ODIHR në Maqedoni, Nina Suomalainen, e ka komentuar punën e partive politike dhe institucioneve për pastrimin e listave zgjedhore në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nina Suomalainen për Radio Evropa e Lirë ka thënë ”Mendoj se deri tani janë realizuar disa hapa të rëndësishëm dhe janë marrë disa masa të mira për të pasur idenë ne si faktorë ndërkombëtarë se zgjedhjet do të jenë kredibile. Listat e zgjedhjeve duhet të reflektojnë gjendjen aktuale të shtetit.” tha mes tjerash Nina Suomalainen.