Plagosje me armë zjarri në Tiranë

21.08.2016 17:30:03

Një person është plagosur me armë zjarri në një prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqytetit.

Pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë nisur edhe punën hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje e cila ka ndodhur tek Rruga e Kavajës

Mësohet se për sqarimin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit, janë shoqëruar edhe dy persona nga ana e policisë së kryeqytetit, shkruan Top Channel.

Burime nga policia bëjnë të ditur se personi i plagosur është jashtë rreziku për jetën.