Prevalla pushtohet nga mbeturinat

21.08.2016 17:42:39

Parku Nacional i Prevallës, është një vend shumë i vizituar nga turistë kosovarë por edhe të huaj.

Vizita më të shpeshta ka në ditët e vikendit.

Mirëpo, siç duket turistët nuk po përkujdesen për këtë park, pasi që pas vetes po lënë mbeturina vend e pa vend.

Një lexues i “Indeksonline”, ka dërguar disa fotografi, në të cilat shihet vendi i mbushur me mbeturina.