Donald Trump tallet keq me afro-amerikanët

21.08.2016 17:51:17

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka kërkuar votuesve afrikano-amerikanë për të votuar për të, sepse sipas tij “ata nuk kanë asgjë për të humbur” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në një tubim në shtetin e Miçiganit në natën e së premtes, Trump foli për nivele jo proporcionale të varfërisë, papunësisë dhe shkollat e dështuara për komunitetin zezak në Shtetet e Bashkuara dhe deklaroi se ai do të bëjë një të ardhme më të mirë për ta në qoftë se ai fiton zgjedhjet.

“Ju jeni duke jetuar në varfëri, shkollat tuaja nuk janë të mira, ju nuk keni punë, 58% e rinisë suaj është e papunë – çfarë dreqin keni për të humbur?” Trump pyeti audiencën. Muajin e kaluar Trump kritikoi ashpër zezakët, duke thënë se nuk kanë nevojë për të protestuar kundër policisë amerikane./