Zbulohet defekti që bllokoi aeroplanin e Izraelit për 9 orë në aeroport

13.11.2016 15:07:02

Aeroplani i ekipit të Izraelit pësoi defekt mbrëmjen e djeshme, dhe për këtë arsye futbollistët u desh që të prisnin 9 orë në aeroportin e Rinasit deri sa të mbërrinta nga Izraeli një tjetër avion.

Mediat izraelite kanë zbuluar se çfarë defekti pësoi aeroplani, që prej 3 ditësh qëndronte në pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe ruhej me masa të forta sigurie.

Avioni kishte pësuar defekt elektrik në në krahun e majtë. Ajo u zbulua falë dritave që ndodhen në atë pjesë të krahut. Në momentin që piloti ndezi dritat, vuri re se paneli i tij i kontrollit shfaqte një defekt në momentin që ndezi dritat.

Kjo bëri që ai të anulonte fluturimin deri në zgjidhjen e situatës. Pasi ekipi i futbollit të Kombëtares së Izraelit priti disa orë në stadium, mbërriti një tjetër aeroplan për t’i marrë. Skuadra e Izralit shoqërohej me forca të shumta policore, pas informacioneve se ndaj tyre do të bëj sulm terrorist në stadium.