Plagosje me thikë në Durrës, 25-vjeçarin e godasin në legen

02.12.2016 11:47:42

Një i ri në Durrës, I.L. 25 vjeç, është plagosur me thikë nga një 20-vjeçar “në pjesën e legenit”, siç njofton policia vendore.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe nuk i rrezikohet jeta.

Policia e Durrësit ndërkohë ka nisur kërkimin dhe procedimin penal ndaj autorit, 20-vjeçarit me iniciale A.A, që kreu sulmin dhe e akuzoi për “Plagosje të lehtë me dashje.”

Nuk bëhët e ditur se cila ishte arsyeja e këtij sulmi. Dosja e autorit iu kalua prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme.