Plasëm ne shqiptarët e diasporës!

Nga Seff Krasniqi

Plasëm apo na plasën, ne shqiptarëve të diasporës këta shqiptarët e trojeve shqiptare, nuk po mund ta kuptoj. Sa i përket Kosovës, SHIK-u i ka fajet për të gjitha dhe sipas ankesave ditore, as Gestapo e as UDB nuk kanë qenë më të forta se SHIK-u. Edhe ndonjë grua në Kosovë me lindur para kohe apo me pësuar abort, SHIK-ut ia lëmë fajin. Mos më keqkuptoni, se as që më shkon mendja ta mbroj SHIK, sepse e di që është organizatë kriminele, por është edhe për keqardhje që ditën dhe kafen e mëngjesit e nisim me SHIJK-un.

Edhe shqiptarët e Shqipërisë Londineze na plasën  neve shqiptarëve të Kosovës, sepse këta të Shqipërisë i marrin gjeta më me relaks, pasi për ta armiku kryesor mbetet ende Enver Hoxha. Çfarë hullie do të ekzistonte në letërsi dhe publicistikë sikur të mungonte Enver Hoxha dhe diktatura e pistë e tij. Edhe Shqipërinë e sundojnë ende Nexha dhe Neveri (kurvi i Edison Ypit) , me ndihmën e Milladinit dhe të Mugoshes. As këta s’dua t’i mbroj sepse më se miri i mbrojnë ata që na i përkujtojnë çdo ditë. Dëshira ime më e madhe në jetë dhe sytë hapur do më mbesin kur te vdes që ende s’e gjetëm ilaçin e harresës për këta njerëz. Ky do të ishte dënimi më i madh që do t’ua bënim.

Shqiptarët e Maqedonisë, dje treguan se kush janë liderët e tyre. Çdo kush, vetëm shqiptarët jo.  Na në diasporë që nga mbrëmë nuk po ndalemi duke gjëmuar e vajtuar për shqiptarët e Maqedonisë, ata vallëzonin midis Shkupit me flamurin shqiptar dhe maqedonas të lidhur sikur dikur që shqiptarët e Kosovës së Azem Vllasit e lidhnin flamurin shqiptar me atë Jugosllavisë. Edhe këta shqiptarët e Maqedonisë na plasën.

Ata të Luginës së Preshevës na plasën sepse ende po i presin Abetaret dhe po i besojnë Edi Rames që me aq zjarr e dashuri i citoi në Nish pusullat e Ivo Andriqit!

Epo kush s’na plas neve se!?

Dhe shih, nga mllefi, shumë prej neve kemi ndërruar nënshtetësinë. Vetëm natën jemi shqiptarë. Dhe kjo gjendje shumë po na mundon!