Saimir Tahiri në Komision për pajisjen e përgjimit: Pyesni Prokurorinë

12.12.2016 12:13:08

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është marrë sot në pyetje nga Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher”. Përgjigjet e ministrit kanë qenë shumë të rezervuara, duke thënë se për çdo pyetje duhet të drejtoheshin tek prokuroria që po zhvillon hetimet për rastin në fjalë.

Që në nisje të mbledhjes të Komisionit Hetimor për çështjen e përgjimit me pajisjen ‘IMSI Chatcer’ ku ka nisur ‘përplasja’ mes kreut të këtij komisioni, Flamur Noka dhe deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.

Noka komunikoi se Tahiri është thirrur për të katërtën herë në komision për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se gjithçka do të bëhet në mënyrë të ligjshme. Ndërkohë, Ndreu i kërkoi kreut të Komisionit që t’i përmbahet pyetjeve dhe mos të dalë nga kornizat e çështjes në fjalë, ndërsa theksoi se ky rast nuk duhet politizohet.

Debatet Noka-Ndreu

Noka: Në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme për përgjimet është i thirrur në këtë seancë dëgjimore për të katërtën herë Ministrie i Brendshme, Saimir Tahiri , në rolin e dëshmitarit.

Pjerin Ndreu: Dua të kërkoj nga ju zoti Kryetar korrektesë maksimale që mos të dalim nga pyetjet dhe mos të bëhemi shkak që komisioni mos të bëhet politik! Ju lutem shume që mos të kalojmë në akuza dhe kundër akuza!

Noka: Ju siguroj që ne do të behëjmë vetëm detyrën dhe vetëm detyrën që na cakton ligji si komision. Politikë do bëjmë se jemi politikan, por ajo që është e rëndësishme është se ky komision është i krijuar nga Kuvendi për të zbardhur një të vërtet pasi ka të bëjë me shkeljen e Kushtetues, Prandaj, të jeni të sigurt se kemi detyrë të jemi të qartë para ligjit. Nuk do bëjmë asgjë më shumë përveçse detyrën dhe zbatimin e ligjit.

Ndreu: Nëse ne do nxjerrim fakte nesër, kemi të drejtë të akuzojmë filanin. Ndaj nuk duhet të bëjmë punën dhe jo show mediatik.

Noka: Ju siguroj që s’ka asnjë problem për tu shqetësuar nga ana jonë. Çdo gjë do ti referohet komisionit. Detyra jonë është që të zbardhet kjo e vërtetë. Nuk thash më shumë. Ji i vëmendshëm, pasi nuk kapërceva kufirin. Qytetarët dhe ligji është më i predispozuar që të dëgjojë dëshmitarin.

Mësohet se seanca dëgjimore për Komisionin hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Fill pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra, e më pas Gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’.

Noka-Tahiri

Kreu i komisionit Flamur Noka nisi që të pyesë ministrin e Brendshëm në lidhje me pajisjen e përgjimit dhe Tahiri ka qenë shumë i prerë ë përgjijget e tij.

Noka: Zoti dëshmitar keni thënë në një emision televiziv se pajisja është përdorur vetëm nga specialistët italianë? I qëndroni kësaj..?

Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam dhënë publikisht.

Noka: Në burgun 312 në një libër protokolli ekziston e shënuar: me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut makina me drejtues Entjol Xhelili për të monitoruar cilësinë e ajrit në oborrin e burgut. Entjol Xhelili është punonjës i policisë së shtetit?

Tahiri: Referojuni borderosë së policisë…

Noka: Pajisja është përdoru thjesht për trajnime apo përgjime?

Tahiri: Referojuni hetimeve që po bën Prokuroria.

Pjerin Ndreu: Pyetjen që i bëni ju ministrit nuk ka lidhje fare me detyrën e ministrit. Në asnjë lloj detyre funksionale nuk është e shënuar kjo. Pyetje të tilla janë absurde. Nuk ka lidhje ministri i Brendshëm. Më duket se ke harruar kur ke qenë ministër i Brendshëm. Ministrin pyete për ato probleme që mbulon. Është pozicion politik dhe jo teknik.

Noka: Unë këtu dhe komisioni nuk po bën asnjë lloj pyetje që kanë të bëjnë me kompetencat e ministrat. Ai është i thirrur në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni për rrethanat. Ne do ta pyesim për dijeninë që ka.