Platforma për dialogun dërgohet para 30 janarit në Kuvend

23.01.2019 15:04:01

Bashkë-kryesuesi i ekipit negociator me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka mbajtur sot një konferencë për media.

Aty, Ahmeti ka thënë se kanë pranuar dokumentet e procesit të deritanishëm të dialogut nga kryeministri dhe presidenti, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se platforma për dialogun do të jetë e gatshme para 30 janarit, kur edhe pritet të fillojë sesioni i ri i Kuvendit.

“Besoj që para 30 janarit do të jemi në gjendje ta dorëzojmë platformën e dialogut. Ajo platformë është e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Ky dialog e ka një qëllim, që ta përmbyllë procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i PSD-së, po ashtu ka thënë se nëse nuk ka njohje nga Serbia, dialogu nuk ka kuptim për Kosovën, duke cilësuar se nuk është e nevojshme që as të humbet kohë.

Ahmeti gjithashtu ka treguar se ekipi i dialogut ka krijuar gjashtë komisione në kuadër të mandatit të tij, që e ka marrë nga Kuvendi.

E Ahmeti është shprehur skeptik për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

Sipas tij, pozicionet e të dy vendeve janë shumë larg nga njëra tjetra