Delegimi i Gent Cakajt, ky është reagimi i Ilir Metës

23.01.2019 15:22:08

Presidenti shqiptar Ilir Meta reagoi pas delegimit si ministër i Jashtëm të Gent Cakajt.

“Presidenti nuk komenton aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo ministrive”, tha Meta.

“Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Meta.

Kujtojmë se para disa ditëve presidenti shqiptar, Ilir Meta, kishte refuzuar ta dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.