Plazhi i Dhërmiut bëhet i bardhë, në Sarandë bie borë si nëpër malet e veriut

04.01.2019 15:39:25

Këtë të premte dëbora ka zbardhur thuajse të gjithë vendin, por edhe zona të plazhit shqiptar në jug, siç është dhe rasti me Dhërmiun.

Dëbora ka zbardhur të gjithë plazhin e frekuentuar masivisht në stinën e verës, duke i hequr ngjyrat tipike të plazhit me një velo të bardhë.

Me poshte foto të plazhit të Dhërmiut, transmeton “Gazeta Express”.

Reshje të shumta dëbore janë regjistruar po ashtu edhe më në jug, në qytetin e Sarandës, ku bora vijon të bjerë me një intensitet të lartë.