Trump mund ta shkurtojë ndihmën për Ballkanin! A do t’i marrë Kosova sivjet 30 mln dollarë?

02.03.2017 13:05:08

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar rritjen e buxhetit për mbrojtje për më shumë se 54 miliardë dollarë, dhe në mënyrë që dallimi të kompensohet.

Ndihmën më të madhe dhe më ekspanzuese të programit të ndihmës së jashtme në botë e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe buxheti vjetore i këtij lloj kap shifrën 50 miliardë dollarë.

Ekipi i Trumpit më herët ka paralajmëruar se si “do të ishte mirë kur SHBA-të të ndërpresin ndihmat për shtetet tjera, veçanërisht për ato shtete që e urrejnë Amerikën”, transmeton lajmi.net.

Më së shumti nga ndihma amerikan përfiton Afganistani i cili brenda një viti merr 1 miliard dollarë, më pas Jordania me 632.4 milionë dhe Etiopia më 512.6 milionë dollarë.

Sa i përket rajonit tonë, administrata e presidentit Trump ka paralajmëruar se do të shkurtojë shpenzimet e panevojshme të cilat nuk kanë rëndësi strategjike për këtë vend.

Gjithsesi, Kosova si pranuesja më e madhe e ndihmës amerikane në Ballkan mund të gjendet në probleme pasi që çdo vit nga Amerika ka pranuar ndihmë prej 30 milionë dollarësh.

Sa i përket pjesës tjetër të rajonit, Serbia në vitin 2016 nga SHBA-ja ka pranuar 8.51 milionë dollarë, që është për 83 për qind më pak në krahasim me vitin 2015.

Shumë gati të njëjtë ka marrë edhe Shqipëria në vitin 2016. Nga Uashingtoni Tirana ka pranuar 8.16 milionë dollarë, apo 33 për qind më pak se në vitin 2015 kur kishte marrë 10.8 milionë dollarë.

Bosnja në vitin 2016 ka marrë 12.4 milionë euro, Kroacia 137 mijë dollarë, kurse Mali i Zi asnjë cent.