PLD: Gruevski ta kthejë mandatin, opozita ta formojë qeverinë e re

27.01.2017 21:43:02

Partia Liberal – Demokratike i bën thirrje ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që ta kthejë mandatin dhe të mos shpresojë në shfuqizimin e PSP-së.

Sipas tyre, votuesit shqiptarë treguan qartë se koalicioni OBRM-BDI paraqet humbje të perspektivës euroatlantike të shtetit, thellim të krizës politike, përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike.

PLD-ja kërkon që të formohet një qeveri nga opozita,një qeveri që do të merretme reformat urgjente të Priebe-së dhe që nuk do ta pengojë punën e PSP-së.