Po këndonin me kitarë ndërsa ndodh sulmi në Stamboll (Video)

11.12.2016 10:07:49

Shpërthimet që vranë të paktën 29 persona dhe plagosen 166 të tjerë në qendër të Stambollit u kapen pa dashje në kamera.

Në momentin e tmerrshëm të filmuar jo qëllimisht, djemtë turq shihen duke kënduar me kitarë por ndërpriten më pas nga shpërthimi i tmerrshëm.

Raportohet se një shpërthim i madh që u pasua nga një i vogël, ka ndodhur rreth orës 11:00 të darkës me orën lokale (3 pm) pas një loje shumë të ndjekur futbolli në “Beshiktash Vodefone Arena”.