Po largohen kategoria më productive e banorëve të Kosovës!

18.09.2019 15:15:21

Nga Skënder MULLIQI

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të zvoglohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nese dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti edhe nga politikat dështuese , nga njerëzit që kan ardhë në krye të shtetit pa pregaditje të duhur profesionale . Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike më shumë forcat retrograde . E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh . Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njejta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese . Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenje! Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ? A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia . Të gjitha pushtetet kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese . Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të do të zgjasë ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po ndëgjojme , nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj…?!