“Po te ka marre malli, per rrugicat e Gjirokastres dhe per ne “cupat e reja gjirokastrite”, ajde ketu jam….!!!”

11.09.2021 14:56:27
Nga Piro Minella
Hyj ne rrjetin social per te pare pershendetjet e sotme.
Nje gjirokastrite ishte ne linje, pasi shkembyem pershendetjet e rastit me thote :
“Po te ka marre malli, per rrugicat e Gjirokastres dhe per ne “cupat e reja gjirokastrite”, hajde ketu jam”…
E mbylla celularin dhe humba i teri ne kujtime:
-Po shoqja ime e vegjelise, me ka marre malli, nga momenti i pare i lindjes time, kujtoj ate ciganen qe me rraste ne cicen e majte, “llupesit” me dha gji ditet e para te jetes.
-Kam mall per Nene Fanine e Gushit, qe me fshinte bulezat e djerses nga balli njomcak timin.
-Kam mall per sokaket e Gjirokastres. Kam kujtime kur u rikthyem ne mars 1963, perseri ne qytetin e gurte, me bore me percolli Elbasani dhe te nesermen u gdhime ne Gjirokastren e mbuluar nga bora.
-Kam mall per lojrat qe luanim ne hapsiren e pallatit Nr 23 me moshataret, kam mall per ish gjitonet e mi te mrekullushem, kujtoj me mall te larguarit para kohe nga jeta ne perjetesine e tyre. Per Moza Mucin, bukuroshen me baluke me ato faqe te bukura e qeshur., per Mihal Tolin, qe u nda aq shpejt nga jeta, per Manush Dalipin, shokun e vegjelise, per Ilo Meleqin cunin e hyrjes tjeter, te cilet vetem mund ti pershendes me kujtimet e mia te shumta per ta.
-Kam mall per shoket e fillores, edhe per ngacmimin qe me bente Kadri Karagjozi, duke me shtyre doren qe te beja keq bukurshkrimin, biles me thoshte ti nuk e ke bangen ketu, por ne Elbasan, vetem kur erdhi im ate ne nje takim ne prezencen e profesorit Ferat, te jatit te Kadriut e “sqaroi” dola une vendali se kisha lindur ne “Varosh”
-Kam mall per shoket e shkolles “Koto Hoxhi”,
-Kam mall per mesuesen time te fillores, Dhurata Bejlerin, pikaloshen e embel.
-Kam mall per Presor Tole Angonin, qe bariste me ato capat e medhenj tarraaceve te shkolles,
-Kam mall per Xha Vehipin me kapelen ne koke , bahcevanin e kopshtit, kam mall per kopshtin botanik e zolologjik te asaj shkolle, ku sherbeve disa vjet per pulat, lepujt, rosat, patat ,pulat “indie”, per sorkadhen qe mundesha me te tarraceve dhe me shtrinte pertoke, ose ushqimin qe merrja ne thertore per Shqiponjen tone.
-Kam mall edhe per konkurset ku isha aktiv, si ne ate te historise, gjeografise, fizikes, dhe sidomos te anatomise.
Mbaj mend tere profesoret e nderuar, do te vecoj Profesor Bilushin, Sotir Vardhamin, apo Adem Mezinin.
-Po keshtu kam mall edhe per brezin e shokeve te motres time Antonetes, Luan Bufi, Dasho Mezinin, biles nje here mbaj mend kur benin oren e fizkultures, une mbaja rregjistrinin dhe ne nje moment e ngacmova Dashon. Ai u turr per te me gjuajtur me shkelm, dredhova dhe doli huq. Si kalam i “shpifur ” pa u afruar mbaj mend qe e kam share Dashon, shoket qeshen me te madhe, por ne shtepi motra mi shkuli veshet fort.
-Kam mall edhe per Kalane e qytetit aq hijerende , per “shtate penxheret” apo kur rrinim tek sheshi lart ne kala dhe shikonim “trofeun” avionin spiun amerikan, apo kur uleshim tek predha e madhe e mbetur aty dhe me vone mora vesh se shpertheu pa dem ne njerez, vetem e pesuan xhamat deri tek Turizmi.
-Kam mall per “Xupat” e famshme te Turizmit, qe na shijonin aq shume.
-Kam mall edhe per “vagonat” nga ku sodisnim cupat e bukura gjirokastrite.
-Kam mall edhe per Qafen e Pazarit me dyqanet sere sere, nuk harroj shitesen e bombonave te nderuaren Vasiliken, qe kadaifin per vitin e ri bashke me Vasil Dilon te birin e Nausikase e fituam, ne shkembim te gureve te peshores qe i futi ne xhep “i paudhi” Vasil.
-Kam mall per tere shoket e mi te matures “D” per treshen Mujtin Kokalarin, Fotaq Kristo dhe Halim Xhahiun krenaria e jone ne basketboll, nuk linim asnje ndeshje pa bere “tifo” te zjarrte per cunat e klases.
…..Shoqja ime e vegjelise keto kujtime jane per mua si zahirete e dimrit, te ruajtura me kujdes, ne memorjen time.
Pak permenda ketu shume pak, kam me dhjetra te tjere, qe presin momentin te dalin ne drite per ti shijuar te gjithe.
…..Ta kalosh bukur ne Gjirokastren tone Leta….!!!