Po vazhdon aksioni i shpëtimit të skafistit që mbeti pa naftë në det

06.11.2016 11:14:47

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është në vazhdim të operacionit të shpëtimit të një skafisti që ka mbetur në det me mjetin e tij, pasi kushtet atmosferike paraqiten të këqia dhe kanë krijuar vështirësi”

“Sot rreth orës 6.00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqiperise me nje skaf privat, – thuhet në njoftimin e ministrisë. -. Ne distancen 10 milje ne veriperendim te Sazanit dhe ne grykederdhje te Vjoses i ka mbaruar karburanti dhe ka kerkuar ndihme.

Policia kufitare ka kerkuar ndihme tek QNOD, duke vene ne levizje te menjehershme Forcen Detare, e cila ka nisur per ndihme dy anije, njeren nga Sazani dhe anijen tjeter nga Pashalimani. Per shkak te kushteve atmosferike operacionin ne det e vijon vetem anija ORIKU. Per shkak te kushteve te keqija atmosferike eshte kerkuar ngritja e nje helikopteri COUGAR qe aktualisht eshte pjese e operacionit te kerkim shpetimit.