Podujevë: Të shtëna me armë në aheng familjar, arrestohet një person

13.08.2016 13:32:16

Dje në fshatin Peran të Podujevës është arrestuar një person pasi që kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Podujevës, Bekim Bislimi, ka thënë për Indeksonline se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe më pas është arrestuar pronari i shtëpisë.

“Dje rreth orës 15 e 25 kemi pranuar informatë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës. Njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes ku edhe e kanë lokalizuar vendin, janë gjetur gëzhoja në këtë lokacion. Në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar 3 armë zjarri. Më pas është marr pronari i shtëpisë dhe është intervistuar në stacionin policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes. Rasti cilësohet përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ka thënë Bislimi