Poezi nga Anton Marniku

18.03.2019 13:15:43

Shën Pjetri dhe Rugova

Shën Pjetri:
Çfarë donë o i nderum në këtë botë?
Rugova; 
Është ardh kohë e ligë shën Pjetër
Unë e kreva misionin tim
Liria erdhi…
Populli është i lirë…
Edhe pse në mjerim…
Nuk është kohë më për shëjterim.

Hapë deren shën Pjetër
T’a takoj shën Gjergjin e vjetër Arbnor
T’i tregoj se jam ardh
E që e kam kry amanetin
Më ka marrë malli më pa mbretin
E shqiptaris, luftëtarin e lirisë.

Rugova prap :
Unë nuk di të mashtroj
Unë nuk di të lakmoj
Pra koha ime ka përënduar
i nderumi Pjetër
Tash është kohë e tjetër
Kohë profiteresh më kurriz të lakuar
Ku i ndershmi n’dhe të vetë ndjehet i huaj
Atë që unë e bëra më miq, për njerzit e mi
do shkruhet dikur në letër
Është ardhë kohë e ligë shën Pjetër.

Nëse rinia deshiron të di për mu
Historia ka me tregu
Se isha ,Jam e do Jem
Ata që e duan atdheun
Kanë mëm kërku…
E kanë m’e kuptu…
Se e kisha misjon popullin tim deri këtu.

Më le te lutem shën Pjetër më shku
Dua Shën Terezen më taku në botën tjetër.

Urtesia
Qëndrushmeria
E ndershmeria
Me emrin tim kanë me u shkru
Më le më shku i dashtuni Pjetër.

Rugova dhe Shën Pjetri ulur këmbkryq
në derën e parajses cigarët kanë nd’rru
e fjalët gjithashtu…

BAC KETA TRIMAT SHESIN EDHE LIRI

Dy fjalë varri bacë
Dy fjalë zemre t’plasun
Varrit tënd bacë m’e ia thanë
Se besimi n’ të gjallët që frymojn mashtrim
Është kthy në deshpërim
Dhe tash varri i yt bacë është kthy
në xhami e kishë që frymon besim.

Bacë, idealin e kanë thy e kanë ba copë e grim
Sotë bajnë be në euro e në dollar
Atdheun e kanë shëndrru në një lopë
Që kush ta zë i pari e mjel
Gjinjët e t’ shkretës i’u kanë ba zhavar.

Ka edhe idealista
ama janë të rrallë
Besa ka të tillë që nuk i kanë mbijetu trishtimit
Edhe janë var
E kanë varur vetën bacë
Se bashkëluftetaret e tyre u banë miljonera
Me lekë bacë blehet edhe nera.

Bacë leku është ba njerëzi
Edhe varrin t’a shesin këta faqëzi
Shyqyr bacë që ti nuk i sheh
E nuk e di
Se këta trima bacë shesin edhe liri.