Poezi nga Dije Lohaj / Atdhe!

14.06.2019 01:04:44

Atdhe!
Mund të vraposh
Me jetën time në dorë,
Me të gjitha kohët e gjalla,
Të vraposh 
E t’i lësh vragë qiellit blu,
Me pikturën e zjarrtë të flakës,
Të shkrepësh
Vetëtimë mbi vetëtimat
Të hash diellin me dhëmbë.
Të vraposh nëpër terr,
Me trok Konstandini
Dhe t’u vësh mbishkrim gjithë shekujve
Vdekja më shpëton shpirtin,
Vetëm kur të ma mbulosh me dhe
Edhe jetën,
Edhe mua.