Policët në Ohio vrasin gabimisht një 13 vjeçar

15.09.2016 18:15:55

Zyrtarët policorë në Ohio kanë qëlluar një djalë 13 vjeçar, pasi ai nga brezi nxori një armë, e cila më vonë doli se ishte pistoletë ajrore, njoftuan sot mediat amerikane. Incidenti ka ndodhur pasi policia kishte marrë një thirrje se po ndodhte një grabitje me armë, në këtë vjedhje u përfshinë disa persona.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, personi që raportoj grabitjen u tha atyre se ishin një grup burrash dhe njëri anëtarë kishte edhe armë.

Një oficer i policisë tha se kishte parë tre burra që dukeshin në përputhje me përshkrimin e të dyshuarve dhe se ata u përpoqën t’i merrnin në paraburgim, por ata tentuan të largoheshin.

“Oficerët tentuan t’i marrin të dyshuarit në paraburgim, por njëri nga të dyshuarit u përpoq ta nxirrte armën nga brezi”, thuhet në deklaratën e policisë.

 

Ndërsa më pas një polic e qëlloi me plumba të dyshuarin, njofton deklarata.

I dyshuari më pas është identifikuar si 13-vjeçar Tyree King, dhe ai u transferua në Spitalin e Fëmijëve, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Hetimet e policisë zbuluan se djali kishte një armë, pistoletë ajrore me rreze laser.