Policia arreston personin që sulmoi objektin e komunës së Prishtinës

22.08.2016 15:31:47

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se sot rreth orës 13:00, një person e ka sulmuar objektin e komunës së Prishtinës me gëlqere.

Ajo ka theksuar se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin e Policisë dhe është duke u intervistuar.

“Pas intervistimit prokurori i rastit do të vendosë për masën e cila do t’i shqiptohet”, ka shtuar Ahmeti.